Kjo uebfaqe është pjesë e fushatës vetëdijësuese për qumështin e pasterizuar si produkt në tregun e Kosovës.

Procesi i pasterizimit

Trajtimi termik i qumështit (pasterizimi)

Qëllim i trajtimit termik është të arrihet asgjësimi i formave vegjetative të mikroorganizmave dhe formave inaktive të sporeve por edhe të ruhet vlera ushqyese dhe biologjike e qumështit. Para se të hynte në përdorim trajtimi termik, qumështi kishte qenë burim infektimi, si mjedis i përkryer për zhvillimin e mikroorganizmave që është sëmundja si  tuberkulozi dhe tifoja herë-herë përhapeshin nga qumështi.

Termi “Pasterizim” sipas autorit Francez Louis Pasteur, shekulli XIX, është trajtimi termik, që mund të përkufizohet si “çdo trajtim me nxehtësi i qumështit, që garanton shkatërrimin e sigurt të bacilit të tuberkulozit (T.B.C) pa i cenuar vetitë fizike e kimike”.

Në vitin 1930 autorët Kay dhe Graham kanë zbuluar provën e fosfatazës si mënyrë e verifikimit të efektit të temperaturës gjatë procesit të pasterizimit të qumështit. Kjo enzime është gjithmonë e pranishme në qumështin dhe shkatërrohet gjatë procesit të bashkërenduar temperaturë/kohë të domosdoshëm për pasterizim. Mungesa e fosfatazës dëshmon se qumështi është ngrohur në masën e duhur.

Pasterizimi si proces teknologjik i përpunimit termik të qumështit mund të arrijë efekte vetëm përmes bashkërendimit të temperaturës me kohën e mbajtjes së qumështit në atë temperaturë. Për shkatërrimin e plotë të mikroorganizmave duhet që në temperaturë 70ºC qumështi të qëndrojë 20 sekonda ose rreth 2 min në temperaturë 65ºC, meqë trajtimi termik është bërë pjesa më e rëndësishme e procesit teknologjik të qumështit.

Paketimi i qumështit të pasterizuar:

Qumështi i pasterizuar zakonisht paketohet në ambalazh enë plastike, qelqit apo edhe paketim të teknologjisë siq janë: Tetra Pak, dhe Elopak . Teknologjitë e prodhimit të paketimit zakonisht marrin në konsideratë që ambalazhi të mos ndikojë në cilësinë e prodhimit, ruajtjen e përbërësve të tij, të jetë praktik gjatë përdorimit dhe të respektojë kërkesat ambientale (të përdoren disa herë apo të jetë i riciklueshëm). Është shumë e rëndësishme që konsumatori t’i kushtojë vëmendje informacioneve të cilat janë të vendosura në etiketën dhe në vetë ambalazhin e paketimit. Etiketa dhe ambalazhi përmbajnë informacione të garantuara me ligj për informimin e konsumatorit për përmbajtjen e produktit, datën e prodhimit, afatin e qëndrueshmërisë, temperaturën e ruajtjes, mënyrën e përdorimit etj. Informacionet në etiketë dhe ambalazh duhet marrë në konsideratë dhe respektuar, sepse janë pjesë e praktikave të mira për ruajtjen e shëndetit, prodhimit dhe konsumatorit