Kjo uebfaqe është pjesë e fushatës vetëdijësuese për qumështin e pasterizuar si produkt në tregun e Kosovës.

Vula e Origjinës

vula

Në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Qumështi i vendit tim”, pjesë përbërëse e promovimit të prodhimit vendor është Vula e Origjinës.

Vula e Origjinës është një shenjë e cila do të vendoset në pakot e qumështit vendorë, dhe do të promovojë qumështin e pasterizuar, rëndësinë e konsumimit dhe vlerat e produktit. Kriteret kryesore për t’u paisur me vulën e origjinës janë:

  1. Kompania prodhon qumësht të pasterizuar.
  2. Kompania duhet të jetë vendor.

Kompanitë të cilat i përmbushin këto kritere, automatikisht do të kenë vulën e origjinës si pjesë përbërese të paketimit për produktin e tyre. Kjo fushatë është shumë e rëndësishme për promovim të qumështit të pasterizuar, dhe vlerave që përmbanë.